Rajoni

Maqedonia merr ftesë për anëtarësim në NATO

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, vendet anëtare vendosën që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i jepet zyrtarisht ftesa për anëtarësim në aleancë. Në draft-dokumentin e publikuar ndër të tjera thuhet se vendi do ti bashkohet aleancës sapo të jetë arritur një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit në korniza të Kombeve të Bashkuara. “Mirëpresim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thuhet në deklaratë.