“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës me destinacion tregjet italiane dhe të vendeve të tjera europiane”. Kjo theksohet nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, në raportin më të fundit për 2017-ën. Vitin e kaluar, importet e marijuanës në Itali u rritën ndjeshëm, ndërsa u shënua rekord i konfiskimeve, mbi 90 tonë nga rreth 41 që ishin në 2016-ën. Sipas dokumentit, klanet shqiptare përdorin bimë narkotike me rendiment të lartë dhe metoda gjithnjë e më të larmishme të kultivimit, fshehjes e transportimit për në brigjet italiane.