Thomas Markle vazhdon ende të sulmojë hapur të bijën e tij dhe arsyet ende nuk janë të qarta.
Pasi publikoi pak ditë më parë letra personale të saj dhe foto familjare në plazh ku ajo shfaqej me bikini, babai i Dukeshës së Sussex-it i dha goditjen e fundit marrëdhënies me të bijën.
Orë më parë ai zbuloi detaje nga martesa e parë e Meghan me producentin Trevor Engelson në vitin 2011. Ceremonia e organizuar nga vetë ish aktorja në Xhamajkë, ishte e kuruar deri në detaje por më e papritura ishin dhuratat që ajo kishtë përgatitur për të ftuarit.
Sipas Thomas Markle, Meghan i dhuroi të ftuarve nga një qese me marijuanë dhe askush nuk e priste këtë gjest. “Kjo nuk lejohet, por në Xhamajkë nuk është ndonjë problem i madh” ,-tha ai ndërkohë që theksoi se personalisht nuk e ka konsumuar këtë ‘dhuratë’ të vajzës së tij.