Maroku shkëput marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të dyshimeve se po përkrah lëvizjen e pavarur Polisario të Saharasë Perëndimore. Marokenët akuzojnë Republikën Islamike se prej 2016-ës armatos e stërvit luftëtarët e Frontit Polisario, përmes Ambasadës Iraniane në Algjeri. Teherani nuk ka reaguar ende për akuzat.