Në seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej foli edhe për masakrën e Bradasheshit, ku Erionit iu vra i vëllai, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një mik turk. Alibej tha para gjykatës se ishte detyruar të merrte vetë rolin e hetuesit dhe prokurorit, se sipas tij, “policia nuk ndërmori asnjë veprim”. Ai deklaroi se kishte grumbulluar të gjitha informacionet dhe ia kishte dorëzuar drejtësisë pas vetëdorëzimit.
Pjesë nga dëshmia:
Për vrasjet e Endritit shkova, qëndrova disa ditë në Roterdam dhe më pas u ktheva në Shqipëri. I shkruaj Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Pas disa ditësh vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin. Takohemi dhe diskutojmë. I them: “Çfarë kishe, se më kërkove?” Më thotë që Dorian Dulit i kanë ardhur në takim në Shkodër, Talo Çela dhe ia ka sjellë me urdhër të Kamer Mehjes. Endriti dikur ka qenë me Kamer Mehjen dhe e ka qëlluar me shpullë Endritin.
Ikin nga shtëpia. Në atë moment i shkruaj Suel Çelës dhe i kërkoj takimin ta bëj me Kamer Mehjen. Kameri më thotë: “Nuk vij dot, se janë katunarët aty”, duke iu referuar Çapjave. Më thotë: “Hajde, takohemi te tregu.” Unë doja arsyen se kush ma ka vrarë familjen. Shkoj te tregu bashkë me Andi Zylyfin dhe më pret, dhe gjej Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit dhe diskutojmë.
I shpjegoj dhe i them: “Kam marrë vesh kështu gjëra,” dhe më thatë: “Nuk jam takuar kurrë me Endritin”. Mbaroj takimin me Kamerin. Më vjen një informacion për vrasjen e Endritit. Një mik imi që rri në burgun e Peqinit shkon në burgun e Fushë-Krujës. Quhet Ervis dhe i thërrasin Ermal. Atje takon Flobens Mecen, i thërrisnin Çoli.
Kam qenë me Altin Ndocin në burg, thotë Çoli dhe shpjegon se kërkoi takim me Dorian Dulin. Po pasi janë ngritur nga tavolina, kanë qenë shumë të gëzuar. Takimi ishte: Talo Çela, Mikel Kanani dhe Altin Ndoci. Biseda që është bërë ka qenë: “Sa lekë do, vetëm na vrit Erjonin”.
Sipas Çolit, Dorian Duli thotë: “Nuk më intereson”. Unë takohem me Ardian Çollakun, e kam pasur informator shumë të brendshëm. Në një bisedë, kur Çollaku ka pyetur Mikelin pse nisi kjo punë, i thotë: “Ka qenë shumë i paparë Endriti”. Ardian Çollakut nuk i ka munguar asgjë nga unë me lekë, me telefon.
Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja çka doja. Të gjithë këto emrat nisa t’i identifikoj. I kisha më foto dhe gjithe hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin.
Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtesisë në Elbasan. Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo m’u përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.
Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja t’i hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë.
Në dëshminë e dhënë në gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka treguar se kishte akses në sistemin TIMS. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.
Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifikoj. I kisha më foto dhe gjithë hyrje-daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë.