Aktualitet

Masakra me 4 të vrarë në Shkodër, Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë

Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar si Ibrahim Lici) që ishte pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.

Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

LEXO EDHE: Laboratori i kokainës në Frakull, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimet me 89 vite burg!

Katër efektivët e dyshuar për shpërdorimin detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie detyrim paraqitje.

Dy policë patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër, u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP, pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici dhe aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave.

LEXO EDHE: Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 13 pronave!

Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik, e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve. Ai mund të ketë lëvizur nga Shkodra drejt jugut të vendit, për t’u mjekuar.