Botë e Çuditshme

Masat anti-COVID, krijohet restoranti i pazakontë në Filipine!

Pandemia e koronavirusit të ri ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale. Një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t’u shërbejë në sfera të tejdukshme për të ruajtur distancën sociale.

Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme e ndonjë infeksioni. Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt i dezinfektojnë pjesët e brendshme të këtyre sferave të tejdukshme.

Thumbs B C 6ead3cb794ff61bde234a750ee3a9efa 1 696x392