Si çdo sezon veror, edhe këtë vit bie në sy rëndimi i trafikut nga prezenca e shtuar e turistëve. Policia ka bërë gati planin e masave. Sipas Drejtorit të Rrugores, Mitat Tola, “Nga 15 Qershori deri më 15 Shtator, uniformat blu do të monitorojnë zonat turistike e bregdetare, si dhe akset që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi, Kosovën e Greqinë. Të gjitha do të kenë prezencën e duhur policore”. Sipas Tolës, “Trendi në ulje i aksidenteve është pozitiv, por në numrin e tyre ndikon infrastruktura rrugore, e kombinuar me përdorimin e alko’olit dhe tejkalimin e shpejtësisë”.