Meshkujt ankohen gjithnjë se është e pamundur të kuptohet se çfarë duan gratë, por 29-vjeçari Aleks, një spanjoll që jeton në Australi, thotë se ai paguhet gati 300 euro ora për t’u dhënë grave atë që duan.
Ai thotë se klientet janë të të gjitha kategorive e moshave, që nga nëna beqare, biznesmene 45-vjeçare, e deri te vajza 18-vjeçare. Lajmi i mirë është se ai e ka zbuluar se çfarë duan gratë. Lajmi i keq është se… i duan pak a shumë të gjitha.
Sipas tij, këto janë ato që duan gratë: “Ato duan fantazinë e fundit që mund të japë një burrë. Princin dhe kalorësin. Dashnorin e mirë brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.”
“Duan t’u lënë mbresa të tjerëve me burrin që kanë përkrah. Duan që burri që i shoqëron t’i bëjë të ndihen grua e vërtetë kur janë me të tjerë.”
“Duan t’u jepet vëmendja e vërtetë që meritojnë, pa u shpërqendruar nga asgjë tjetër.”
Ai thotë se mosha mesatare e grave që e paguajnë për të kryer marrëdhënie është 35 deri në 45 vjeç, por ka dhe vajza 18 vjeçe që e kanë paguar për t’u marrë virgjërinë.