Aktualitet

Matura Shtetërore, sot provimi i Gjuhëve të Huaja

Maturantët në mbarë vendin po t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm.  3 mijë e 700 të rinj testojnë njohuritë në gjuhët e huaja. Testi që zgjat për 2 orë e 30 minuta, vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 12 me zhvillim e 13 me alternativa. Gjuha e huaj është provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë në dy provimet më të rëndësishme, të Gjuhës Shqipe e Letërsisë dhe Matematikës.