Britania është shprehur e gatshme të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor. Kjo për tu ardhur në ndihmë vendeve të rajonit, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike. Ishte vetë kryeministrja Theresa May, ajo që i bëri këto komente në Londër, ku Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet me pjesëmarrjen e 6 liderëve rajonale. Samiti u organizua nga kryeministrja britanike, e pjesë e tij ishte gjithashtu edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.