Bota

May mbron planin për Brexit edhe pas dorëheqjes së ministrave

Pas dorëheqjes së Ministrit për Brexit-in David Davis, dhe Ministrit të Jashtëm, Borid Johnson, Kryeministrja e Britanisë i falenderoi për punën e bërë gjatë dy viteve të fundit. Theresa May mbrojti planin e saj tregtar “post-Brexit”, që solli largimet nga qeveria, ndërsa shtoi se ai është gjithashtu sfidues edhe për Bashkimin Europian. May pranoi para Parlamentit se dalja nga unioni pa një marrëveshje është një mundësi për të cilën vendi duhet të përgatitet.