Mazhoranca futi me procedurë të përshpejtuar dhe votoi projektligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, gjë që u kundërshtua me forcë nga opozita. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se: “Mazhoranca po kërkon të vjedhë 205 milionë euro me një dorë, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar. Doni ta bëni vjedhjen me ligj dhe procedurën e ligjit e shkelni. Kaq në nxitim jeni për të vjedhur. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat paqes sociale në vend”, tha Basha. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përgjigj se projektvendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës.