Botë e Çuditshme

Mbajti 319 gota vere në kokë, burri nga Qipro hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një burrë nga Qipro vuri në provë një aftësi që e ka kultivuar për gati 30 vjet duke balancuar 319 gota vere në kokën e tij duke thyer kështu një rekord botëror. Aristotelis Valaoritis, 62-vjeç punon si këshilltar sigurie, por krahas kësaj pune ai që nga viti 1995 është angazhuar si valltar por edhe duke balancuar gotat e verës në kokë.

Valaoritis i cili vazhdimisht tregon aftësitë e tij të veçanta në restorante dhe evente, synoi rekordin Guinness për të kërcyer me më së shumti gota vere në kokë. Ai arriti të balancojë 319 gota gjithsej, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 270, i arraitur nga Ntinos Kkanti në vitin 2022.