Aktualitet

Mbarëvajtja e sezonit turistik, Klosi shpjegon tre detyrat kryesore

Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se tre detyrat kryesore për sezonin turistik janë: Garantimi maksimal i pastërtisë, Problemi i sigurisë në të gjitha aspektet e tij, Tolerancë zero për përdoruesit e mjeteve lundruese argëtuese sidomos brenda territoreve ku zhvillohen plazhet. Sfidë për Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi mbetet siguria ushqimore, ndërsa ministrat Gjonaj dhe Majko kërkuan nga task forca që të ndërrmeren të gjitha masat për garantimin e sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj.