Bota Botë e Çuditshme

Mbaroi shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare, njihuni me Oforitsenere Bodunrin!

Një adoleshente nga Teksasi, e cila hyri në shkollën e mesme në moshën 10-vjeçare, së fundmi është diplomuar në moshën 14-vjeçare dhe po shkon në Universitetin e Teksasit në Arlington. Oforitsenere Bodunrin, u diplomua në shkollën e mesme James Martin në Arlington, ku shërbeu si redaktore e gazetës së shkollës.

Oforitsenere po planifikon të studiojë shkenca kompjuterike dhe aviacion këtë vjeshtë në Universitetin e Teksasit në Arlington. Bodunrin u shpreh se:

Ndjehem mirë që po diplomohem. Është interesante të jesh në këtë pozicion, sepse ndonjëherë e krahasoj veten me moshatarët e mi, por më pas mendoj për këtë dhe kuptoj që diplomimi në moshën 14-vjeçare është një arritje e madhe.

Nëna e saj tha se vajza mësoi të lexonte në moshën 2-vjeçare dhe po bënte shumëzimin e numrave deri në moshën 4- vjeçare.