Nga dje në orën 11:01, deri tani janë mbi 300 tërmete të regjistruar në vend, ndonëse me magnitudë më të vogël dhe vijnë duke u pakësuar. Parashikim nuk ka, por nisur nga tipologjia e tërmetit të intensitetit 6 ballë që ra dje në 11 e 1 minutë, me epiqendër zonën e Gjirit të Lalzit, sizmiologët mendojnë se nuk do ketë më lëkundje të forta.