Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II javën e ardhshme do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill. Këtë lajm e bëri të ditur Pallati Buckingham. Ky takim, të dielën e 13 qershorit përkon me përfundimin e vizitës të Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë.
Kështu, presidenti amerikan bëhet i dymbëdhjeti që Mbretëresha takon si monarke e Britanisë. Ajo takoi edhe paraardhësit e tij Donald Trump dhe Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019. Madhëria e saj u takua për herë të parë me një president në shërbim të SHBA, Harry S Truman, si Princesha Elizabeth në 1951.

Që atëherë ajo është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson. Kujtojmë se në 21 prill të këtij viti, Elizabeth festoi 95-vjetorin e lindjes, për herë të parë pa bashkëshortin e saj, princin Philip. Në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta dhe për zinë që po mbante për të, Mbretëresha vendosi që të mos kishte asnjë organizim për ditëlindjen e saj.
Ajo tha se ishte prekur thellë nga mbështetja dhe mirësia e treguar nga publiku pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, ndaj i ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet e urimet e ditëlindjes. Ju rikujtojmë, se të kaloni afër Mbretëreshës Elizabetë, padyshim që është një fat i madh. Por ka disa rregulla që duhen respektuar, të cilat janë një lloj tradite që është ndjekur me breza të tërë në çdo mbretëri.
Pas largimit të bujshëm të Princ Harry dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror dhe nisjes së një jete të re në Los Angeles, ceremonia mortore e Princ Philip ktheu sërish Harry-n, por pa Meghan Markle në Oborrin Mbretëror. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në ceremoni për të qënë përkrah bashkëshortit të saj dhe familjes mbretërore. Gjithsesi, edhe pse mungoi në ceremoni, Meghan dërgoi një buqetë me lule. Mediat e huaja raportojnë se përveç kësaj buqete, Meghan ka kontaktuar edhe me Mbretëreshën, të cilës i shprehu ngushëllimet e saj.