Lifestyle

Në rast se gjendeni para Mbretëreshës së Anglisë duhet të respektoni këto rregulla

Të kaloni afër Mbretëreshës Elizabetë, padyshim që është një fat i madh. Por ka disa rregulla që duhen respektuar, të cilat janë një lloj tradite që është ndjekur me breza të tërë në çdo mbretëri.

1. Nuk mund t’i afroheni mbretëreshës

Edhe nëse doni ta përshëndesni, nuk mund të afroheni, ti zgjatni dorën apo diçka të llojit të tillë. Ju duhet të përuleni si shenjë respekti.

2. Sillni një dhuratë

Edhe pse paratë janë gjëja që nuk i mungon aspak mbretëreshës, ju duhet të sillni një dhuratë, p.sh. diçka me kuptim kulturorë nga vendi që jetoni.

3. Duhet t’a prisni në këmbë

Në momentin kur mbretëresha hy në sallë ose dhomë, ju duhet të qëndroni në këmbë si shenj respekti dhe të uleni pasi të ulet ajo.

4. Vishuni mirë

Është e rëndësishme të keni veshjen e duhur kur takoni mbretëreshën, diçka elegante qoftë kostum me këmishë dhe kravatë për burrat ose një fustan elegant për femrat.

5. Mos i’u drejtoni në emër

Është shumë e pasjellshme t’i drejtoheni në emër mbretëreshës, qoftë edhe nëse e keni takuar më parë, ju gjithmonë duhet ti drejtoheni me “zonjë”.

6. Mos flisni pa i’u drejtuar juve

Në prani të mbretëreshës, nëse ajo nuk po iu drejtohet specifikisht juve ose nëse nuk i’u është dhënë fjala, mos flisni.

7. Mos hani para saj

Zakonisht, mundësia e vetme që keni ta takoni mbretëreshën është gjatë ndonjë feste në pallatin mbretërorë. Këto evenimente zakonisht përfshijnë edhe një vakt, por ju nuk mund të filloni të hani pa filluar ajo, dhe në momentin që ajo mbaron, mbaroni të gjithë.