Aktualitet

Mbyllen hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, SPAK dërgon për gjyq në GJKKO dy prej të pandehurve

SPAK ka paraqitur pranë GJKKO kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj, të pandehur në dosjen “Toyota Yaris”.

Astrit Vladi akuzohet për veprat penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, të kryera në disa raste dhe në bashkëpunim, si dhe për korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Ndërsa Eriona Daupaj akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, zbulim të akteve ose të dhënave sekrete dhe korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

Gjykata vendosi gjithashtu dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 26/1/1 të vitit 2025 ndaj Astrit Vladit për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Dosja “Toyota Yaris” ka sjellë më herët edhe dënimin e ish-kryeprokurores së Vlorës, Aurela Zarka, si dhe avokatit Radovan Çela.