Vlerësimi i godinave është prioriteti kryesor i kësaj faze që pason tërmetin e 26 Nëntorit, ndërsa zyrtarisht u mbyllën operacionet e kërkim-shpëtimit. 50 persona humbën jetën në Durrës e në Thumanë, dy zonat më të goditura nga lëkundja shkatërrimtare me magnitudë 6.4 e regjistruar me epiqendër pranë Durrësit. Trupat shqiptare shpëtuan 38 banorë të mbetur nën gërmadha. Nga 900 vetë që iu drejtuan spitaleve, vazhdojnë të trajtohen 41: 34 te Trauma, 4 në të Durrësit e 3 u dërguan për mjekim të specializuar jashtë vendit.