Mbyllet “Cambridge Analytica”, firma konsulente me seli në Britani, e akuzuar se keqpërdori të dhënat e miliona përdoruesve në “Facebook”, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës. Kompania arriti në përfundimin se nuk është më e dobishme të vazhdohet biznesi, pas skandalit në të cilin u përfshi kohët e fundit.