Bota

Mbyllet “McDonald’s” në Romë, çfarë ka ndodhur?!

Restoranti i ushqimit të shpejtë “McDonald’s” në stacionin kryesor hekurudhor të Romës, Termini, është mbyllur për 10 ditë për shkak të numrit të madh të incidenteve të dhunshme që po ndodhin në objekt, tha zyrtari i qytetit Roberto Mesucci.

Ai shtoi se shtatë incidente të dhunshme janë raportuar në tre javët e fundit, duke e quajtur restorantin një vatër kriminelësh dhe një skenë për grabitje, zënka dhe sulme të dhunshme.

Në pjesën e Romës rreth stacionit qendror Termini, incidentet e dhunshme janë dukuri e shpeshtë, kryesisht për shkak të numrit të madh të të pastrehëve që jetojnë në zonë, një numër i madh i të cilëve janë emigrantë, sipas agjencisë italiane.

Rikujtojmë se të paktën një person ndërroi jetë dhe rreth 50 të tjerë u helmuan me Escherichia coli në restorantet e McDonald’s në 10 shtete të SHBA-së. Një fëmijë me sindromën uremike hemolitike, një komplikacion i rëndë mjekësor që mund të zhvillohet nga një infeksion me bakterin Escherichia coli, është në mesin e dhjetë personave që u mbajtën për trajtim në spital. Shumica e të helmuarve janë në Kolorado dhe Nebraska. Hetimi për rastin është në vijim, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se burimi i helmimit ka qenë qepa e prerë në feta që e përdorën për hamburger.