Përfundoi në këto çaste orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ndërkaq të gjithë ata persona që janë në radhë nuk do të largohen pa votuar nga qendrat e votimit.
Procesi në përgjithësi ka shkuar i qetë me përjashtim të disa incidenteve në disa qendra votimi që nuk ndikuan në vazhdimin e procesit të votimit.
Në përditësimin e shifrave të fundit deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang kombëtar është në nivelin 45.5% referuar shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Referuar të dhënave, Dibra me 51.5%, Tirana 51.5 dhe Kukësi me 48% Elbasani 47.9 janë qarqet me pjesëmarrjen më të lartë. Më të ultën vijon ta ketë Vlora me 33%.