Një i ri u mbyt sot në Gjirin e Lalzit. Viktima është një 22-vjeçar nga Peshkopia, por me banim në Tiranë. I riu hyri në ujë për t’u larë, por fatkeqësisht nuk mundi të dalë më i gjallë. Trupi i pajetë u nxorr në breg nga pushuesit. Viktima e sotme shënon rastin e parë të mbytjes për këtë sezon turistik.