Aktualitet

Më 15 maj publikohet lista e ilaçeve në spitale

Më 15 maj në të gjitha shërbimet e spitaleve të vendit do të publikohet lista e barnave për pacientët. Në rast se ka mungesa që do të përfshihen në listë, do të përgjigjet personalisht drejtuesi i spitalit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u dha urdhër të qartë drejtuesve të spitaleve se nuk do të ketë më mungesa ilaçesh. Ministrja tha se gjatë vitit 2018, do të investohen 14 milion euro për shëndetësinë në Shqipëri.