Shumë personazhe të njohur kanë përqafuar trendin e të shfaqurit me rroba banje në dëborë, duke nisur nga Kendall Jenner, Kim Kardashian e deri tek Festa Qoqaj.
Këtë herë, Bella Hadid ka realizuar një fotosesion në mes të dëborës për të promovuar një koleksion të ri për shaje. Modelja e njohur ka ndarë fotot në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me bikini të kuqe dhe çizme kauboj, duke pozuar në një pyll të mbuluar me dëborë.
Ajo e ka postuar këtë set fotografish në Instagram, duke shpjeguar se ato janë realizuar në ditën e parë të vitit të ri.
Në postimin e saj, Bella ka shtuar një mbishkrim, ku tregon se fotot janë pjesë e albumit të saj personal. Ndjekësit e modeles kanë reaguar pozitivisht, duke e komplimentuar për format e saj dhe për këtë kombinim të pazakontë të modës dhe natyrës.