Aktualitet

Me drogë dhe armë të ftohta, 2 në pranga në Kukës!

Mbanin lëndë narkotike dhe armë të ftohta në makinë, dy në pranga në Kukës. Të arrestuarit e moshave 22 e 28 vjeç udhëtonin në të njëjtin automjet ku po ashtu iu gjetën dy doreza metalike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Njoftimi policor: 

U kapën në flagrancë me lëndë narkotike dhe me armë të ftohta, në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen sasi lëndë narkotike e dyshuar  kanabisi e ndarë në doza dhe 2 doreza metalike.

Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë goditur një rast në fushën e narkotikëve dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C. dhe pasagjer shtetasin A.D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.D. iu gjetën sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasit A.C. iu gjetën dy doreza metalike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 22 vjeç dhe A.C., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.