Ndërsa në bashkitë Durrës, Dibër, Shkodër, Lushnjë, Rrogozhinë e Vorë po mbahen zgjedhjet për kryetarë bashkie, në vëmendje është pjesëmarrja që sipas KQZ-së deri në orën 10:00 ka shkuar në 5.85%. Kjo në bazë të raportimit të 321 nga 942 qendra votimi në total.
Sipas bashkive, varion:
Bashkia Dibër: 6.69%
Bashkia Durrës: 5.14%
Bashkia Lushnjë: 8.12%
Bashkia Shkodër: 5.42%
Bashkia Vorë: 7.08%
Bashkia Rrogozhinë: 8.47
Deri tani kanë votuar disa kandidatë, ai ata të PS-së në Shkodër, Lushnje e Vorë, Majlinda Angoni, Eriselda Sefa dhe Blerim Shera, po ashtu, ata demokratë në Durrës e Shkodër, Luan Hoti e Xhemal Bushati, të cilët i bënë thirrje votuesve për pjesëmarrje. Për pjesëmarrje apeloi dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë bën të ditur se vëzhgues nga Europa janë në terren për monitorimin e procesit zgjedhor që mbahet sot në 6 bashki. Janë 20 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër.
Dita e Zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë në 6 bashki votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e rinj. Skuadra Evropa është në terren duke vëzhguar zgjedhjet me 20 ekipe në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër!