Një elektriçist në Australi përdhunoi një grua 75-vjeçare dhe u përpoq të justifikonte veten duke përmendur probleme familjare. Burri 45-vjeçar u thirr në shtëpinë e pensionistes për të instaluar panele diellore. Pasi mësoi se ajo jetonte vetëm, ai u bë agresiv, e puthi dhe më pas kreu sulm seksual.
Gruaja rezistoi, por nuk mundi ta ndalonte. Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit pretendoi se pensionistja i kujtoi “nënën e tij të ndjerë” dhe u përpoq t’ia kalonte përgjegjësinë gruas së tij, duke iu referuar çështjeve familjare dhe duke thënë se “humbi kontrollin”. Gjykata i hodhi poshtë këto shpjegime dhe elektriçisti u dënua me pesë vjet burg.
Ndërkaq, një ngjarje e rëndë është regjistruar në një burg në shtetin e Uashingtonit, ku një i burgosur ka vrarë shokun e qelisë pasi ka zbuluar se ai ishte personi që, vite më parë, kishte përdhunuar motrën e tij kur ajo ishte e mitur. Bëhet fjalë për Shane Goldsby, i cili u shpall fajtor për vrasjen e të dënuarit 70-vjeçar Robert Munger në ambientet e Airway Heights Corrections Center.
Sipas autoriteteve amerikane, ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2020 dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut. Goldsby, në atë kohë 25 vjeç, kishte reaguar pasi kishte kuptuar se po ndante të njëjtën qeli me njeriun që kishte abuzuar seksualisht motrën e tij të vogël në të kaluarën.