Gossip Music

“Më thuaj mos ta bëj që ta bëj”…Beyonce zbulon se çfarë fshihet pas videoklipit të ‘Single Ladies’!

Të gjithë e mbajnë mend videon muzikore të Beyonce-s të vitit 2008, “Single Ladies”. Koreografia, pamjet e çdo gjë tjetër, të gjitha të filmuara bardh e zi! Padyshim një nga videot muzikore më të mira të bëra ndonjëherë dhe Beyonce ofroi disa detaje në lidhje me të në intervistën e saj të re të kopertinës në “Harper’s Bazaar”. Rezulton se ka një arsye specifike që Beyonce zgjodhi ta bënte videon bardh e zi.

Mbaj mend që isha në një takim duke diskutuar analitikën dhe më thanë se hulumtimi zbuloi se fansave të mi nuk u pëlqen kur fotografia ime ishte bardh e zi. Ata më thanë se imazhet nuk do të shiteshin nëse nuk do të ishte me ngjyra. Kjo ishte qesharake. Më mërziti fakti që një agjenci mund të diktonte atë që donin fansat e mi bazuar në një sondazh. Kë pyetën ata? Si është e mundur të përgjithësohen njerëzit kaq shumë? A janë të sakta këto studime? A janë ata të drejtë? Më nxiti kur më thanë: ‘Këto studime tregojnë….’ 

Ajo vazhdoi:

Isha aq e rraskapitur dhe e mërzitur me këto kompani saqë gjithë projektin tim të ardhshëm e bazova në fotografitë bardh e zi, përfshirë videot për “Single Ladies”dhe “If I Were a Boy “, dhe të gjitha veprave artistike të Peter Lindbergh për “I Am … Sasha Fierce” i cili përfundoi si suksesi im më i madh komercial deri më sot. Unë përpiqem të mbaj ndjenjën njerëzore, shpirtin dhe emocionin në vendimmarrjen time. 

Jam i sigurt se kjo është hera e fundit që dikush i tha Beyonce -s se si të krijojë muzikën e saj. Ajo shtoi gjithashtu se:

Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati për të shpëtuar, udhëtuar, dashuruar dhe qeshur përsëri. Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e ushqyerjes së asaj ikjeje në çfarëdo mënyre të mundshme. Unë kam qenë në studio për një vit e gjysmë. Ndonjëherë më duhet një vit që unë të kërkoj personalisht mijëra tinguj për të gjetur “goditjen” e duhur. Një kor mund të ketë deri në 200 harmoni të grumbulluara. Megjithatë, nuk ka asgjë si sasia e dashurisë, pasionit dhe shërimit që ndiej në studion e regjistrimit. Pas 31 vitesh, ndihet po aq emocionuese sa ishte kur isha nëntë vjeçe. Po, muzika po vjen!