Celebrities Gossip Showbiz

“Ka nevojë për shumë…” Zhaklin Lekatari bën deklaratën e fortë për Rogertin!

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania ka ndezur debat të madh, jo vetëm për eliminimin e Brikena, por edhe për reagimin e fortë të Rogerti pasi siguroi vendin në finale.

I ftuar në një emision ku u diskutua loja në BBVA, Zhaklin Lekatari dha një analizë të drejtpërdrejtë për sjelljen e tij, duke theksuar se perceptimet ndryshojnë sipas individëve dhe kontekstit kulturor.

Mua ai gëzimi i Rogertit… perceptimet njerëzore janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi, gjinia dhe konteksti kulturor

-u shpreh Zhaklin Lekatari.

Megjithatë, ajo shkoi edhe më tej në analizën e saj, duke komentuar mënyrën se si ai reagon në situata të caktuara.

Sipas saj, sjelljet e Rogerti shpesh kalojnë kufijtë dhe mund të lidhen me nevojën për mbështetje emocionale.

Më duket sikur ai ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe për shumë dashuri

-tha ajo.

Lekatari shtoi se e sheh atë si një person të pasigurt dhe të frikësuar, çka sipas saj reflektohet edhe në reagimet e tij të forta.

Pas shpalljes si finalist, Rogerti tërhoqi vëmendje me një reagim të pakontrolluar, me thirrje të forta dhe sjellje të pazakontë, që u komentua gjerësisht në studio dhe në rrjet.

Në rrjetet sociale, reagimet ndaj Rogerti kanë qenë të shumta, ku një pjesë e madhe e përdoruesve kanë kritikuar sjelljen e tij si të ekzagjeruar dhe të papërshtatshme.

Debati për figurën e tij vazhdon të jetë i fortë, duke e bërë një nga personazhet më të diskutuar të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.