Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip

“Më vjen turp të flas…”/Rizarta sqaron videon virale me Aldon: Po flisnim për muskujt e barkut!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e BBV, Rizarta Hoxha e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmjen e së shtunës. Ajo ka sqaruar gjithçka rreth eksperiencës së saj dhe situatave që krijoi gjatë qëndrimit të saj rreth 30 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në lidhje me videon virale me Aldon ku në një moment ai dëgjohet teksa flet me Rizartën dhe i thotë ‘shtrëngoje’, ish-banorja vendosi që të sqaronte gjithçka në “Big Brother Radio” duke thënë se:

Kemi qenë para se të flinim, ka qenë për muskujt e barkut vërtet dhe më vjen edhe turp që të flas për këtë video por duhen shpjeguar patjetër. Më vjen turp të flas dhe gjëja e fundit që do të mendoja që mund të bëhej virale do të ishte pikërisht kjo video. 

Rizarta shtoi gjithashtu se:

Ka qenë vërtetë për muskujt e barkut, ne ushtroheshim gjithmonë nga fillimi sepse unë nga fundi me të gjithë energjinë negative aty e lashë edhe të ushtruarit. Ushtroheshim gjithmonë dhe kishim këtë merakun e muskujve dhe bënim shaka me njëri – tjetrin se sa muskuj kemi humbur apo a jemi akoma fit. Në fillim po flisnim për nishanet, pastaj ka rënë muhabeti tek muskujt e barkut ku ka thënë shtrëngoi pak që t’i shoh nëse janë akoma ose jo aty. Kanë humbur apo nuk kanë humbur, jemi fit apo nuk jemi fit. I kam thënë nuk kam fuqi sepse kemi qenë para gjumit. Kam qenë e lodhur dhe kjo ka qenë e gjithë gjëja, mënyra se si mund të interpretohet është  vërtet e frikshme dhr prandaj më vjen turp se si është marrë në publik.