Aktualitet

VIDEO/ Digjen 3 makina pranë Postës Shqiptare në Tiranë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme!

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e djegura.

Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave të dyshuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.