Aktualitet

Mediat e huaja shkruajnë për tërmetin e fortë në Shqipëri

Tërmeti i fortë në Tiranë është raportuar edhe në mediat e huaja. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: “Tërmeti 5.1 ballë i Shkallës Rihter dredh Shqipërinë”. Referuar Institutit Shqiptar të Gjeoshkencës, Reuters shkruan se epiqendra ishte pranë Gjirit të Lalzit, me një thellësi prej 18 km dhe zgjati 10 sekonda. Me të njëjtin titull e nis artikullin edhe agjencia kineze “Xinhua”. Ndërsa “Sky tg 24” shkruan se Tërmeti në Shqipëri solli tronditje edhe në Puglia.