Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozet Washington Post, The New York Times, Associated Press por edhe Daily Mail raportuan se Tahiri u dorëhoq nga posti i tij, që autoritetet të hetojnë përfshirjen e tij të pretenduar në një rrjet të trafikimit të drogës. Mediat e huaja citojnë Tahirin i cili u shpreh se “Heqja dorë nga mandati i shërben pjesërisht edhe vijimësisë të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian, teksa vendi pret aprovimin e Këshillit Europian për të filluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.