Celebrities Gossip Music Showbiz

Megan Thee Stallion arriti të fitonte çështjen gjyqësore dhe tani presim publikimin e hitit!

Megan Thee Stallion ishte në një betejë ligjore edhe një herë me label-in e saj, 1501 Certified Entertainment dhe kreun e saj, ish yllin e MLB, Carl Crawford. Reperja ka paraqitur dokumente ligjore në gjykatë duke pretenduar se label-i po bllokon lançimin e muzikës së re prej saj, veçanërisht një remix të hitit global të BTS “Butter”, ku ajo është pjesë e këngës. Kënga supozohet të dalë të premten, më 27 Gusht, por label-i me sa duket po krijon probleme në publikimin e saj.

Megan beson se pjsëmarrja në këngën “Butter” do ta ndihmojë në zgjerimin e fansave të saj ndërkombëtarë me ndihmën e BTS, por shprehet se 1501, i ka thënë se publikimi i këngës nuk do të ishte i mirë për karrierën e saj si artiste.

Kjo nuk është hera e parë që Megan ka probleme me labeli-n e saj. Ajo përfundoi duke marrë një urdhër nga gjykata vitin e kaluar për të ndaluar 1501 dhe Crawford që të bllokonin publikimin e muzikës së saj më të re. Në dokumentet e reja të paraqitura edhe këtë herë ajo është shprehur se ata po e shkelin përsëri atë urdhër.

Houston Hottie beson se label-i i saj po vendos pengesa për të shtypur artin e saj dhe përfundimisht të dëmtojë edhe karrierën e saj. Por pas betejës ligjore të fituar përsëri nga ajo, remix-i do të publikohet dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe BTS. Ata nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar zyrtarisht remix-in me Megan Thee Stallion. Reperja gjtihashtu ka lançuar dje freestyle-n e saj më të re me titull  ‘Tuned In’ .

https://www.youtube.com/watch?v=qLihZnosaGo

Reperja 24-vjeçare nënshkroi një marveshje me 1501 në vitin 2018, megjithëse ajo nuk ishte e kënaqur me atë. Kujtojmë se nuk është hera e parë që Megan ka probleme ligjore. Para disa kohësh ishte në qendër të një sulmi me armë për të cilin ajo akuzoi reperin Tory Lanez. Reperi i mohoi të gjitha akuzat e bëra prej saj. Megan arriti të merrte edhe një urdhër mbrojtjeje nga Lanez, të cilit nuk i lejohet të afrohet  dhe të kontaktojë me reperen.