Celebrities Gossip Showbiz

“Më trajtonin si një…” Megan Thee Stallion flet hapur për jetën pas famës!

Reperja amerikane Megan Thee Stallion ka treguar se fama e detyroi të krijonte një ndarje të qartë mes jetës publike dhe asaj private, duke pranuar se për një periudhë ndihej sikur njerëzit nuk e shihnin më si personin që kishte qenë dikur.

Në një intervistë për “Entrepreneur”, artistja foli për mënyrën si ka mësuar të balancojë figurën e saj publike me identitetin personal, duke bërë dallimin mes “Megan Pete” dhe “Megan Thee Stallion”.

Ndjeva se duhej të mësoja si t’i ndaj këto dy anë. Kur takoj njerëz, dua që ata të ndihen mirë pas atij momenti me mua, sikur u kam dhënë diçka pozitive.

Reperja tregoi se në një moment fama kishte filluar të ndikonte edhe në marrëdhëniet personale, pasi edhe njerëzit që e njihnin prej vitesh nisën ta trajtonin ndryshe.

Isha gjithmonë Megan Thee Stallion. Gjithçka dukej si shfaqje. Edhe njerëzit me të cilët isha rritur nuk më trajtonin më si Megan që njihnin dikur. Kjo më dukej e çuditshme.

-tha ajo.

Artistja shtoi se me kalimin e kohës ka mësuar të vendosë kufij emocionalë dhe të mos e marrë presionin e famës në jetën private.

Kur kthehem në shtëpi, nuk mund ta çoj gjithë ditën time me vete. Çfarë i ndodh Megan Thee Stallion nuk duhet të ndikojë te familja apo miqtë e mi. Janë dy jetë të ndryshme.

Komentet e saj vijnë pak javë pasi konfirmoi ndarjen nga basketbollisti Klay Thompson. Megan deklaroi se kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes, duke theksuar se besimi, respekti dhe besnikëria janë vlera thelbësore për të në një marrëdhënie.