Celebrities Gossip Showbiz

Tradhti dhe fund i papritur? Megan Thee Stallion shpërthen ndaj Klay Thompson!

Romanca që dukej si një nga më të komentuarat e momentit ka marrë fund në mënyrë të papritur. Megan Thee Stallion ka konfirmuar ndarjen nga ylli i NBA-së, Klay Thompson, duke mos kursyer akuzat e forta.

Përmes disa postimeve në Instagram Story, reperja u shpreh hapur për zhgënjimin e saj, duke lënë të kuptohet se tradhtia ishte arsyeja kryesore që çoi në fundin e lidhjes.

Besimi, besnikëria dhe respekti janë të panegociueshme për mua… kur këto vlera kompromentohen, nuk ka rrugë përpara

-shkroi ajo, duke shtuar se po fokusohet te vetja dhe te qetësia personale.

Sipas saj, ajo kishte qenë pranë basketbollistit gjatë gjithë sezonit të fundit në NBA, madje edhe në momente kur marrëdhënia e tyre ishte e ftohtë, një fakt që, sipas artistes, e bën zhgënjimin edhe më të thellë.

Lidhja e tyre nisi verën e kaluar dhe u bë shpejt virale në rrjete sociale, duke u kthyer në një nga çiftet më të ndjekura. Megjithatë, pas pamjes perfekte, duket se fshiheshin probleme që nuk u bënë publike më herët.

Deri tani, Klay Thompson nuk ka reaguar ndaj deklaratave të saj, duke lënë hapur edhe më shumë pikëpyetje mbi atë që ndodhi mes tyre.