Javë më parë oborri mbretëror nxorri njoftimin zyrtar dhe të shumëpritur se Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle është në pritje të ëmbël dhe të do sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Së fundmi burime pranë saj kanë treguar për “E News” se Meghan ka ndërmend të ndryshojë rregullat që kanë shoqëruar brezat ndër vite të grave të familjes mbretërore.
Ajo nuk dëshiron të ketë një lindje në spital si të gjitha dukeshat, princeshat apo mbretëreshat. Përkundrazi, Meghan mendon se një lindje natyrale në shtëpi do të ishte më e shëndetshme për të dhe fëmijën e saj.
Gjithashtu, 37-vjeçarja me siguri do ta anulojë setin fotografik, të parin si familje me Princ Harry dhe beben që bëhet ditën e parë që nëna dhe fëmija dalin nga spitali. Influencë për këto ndryshime është mamaja e Meghan e cila kohët e fundit është mjaft e përfshirë në jetën e vajzës së saj dhe ka premtuar se do të jetë një ndihmë e madhe pasi të lindi fëmija.