Gossip Showbiz

Meghan Markle ndërton perandorinë e saj të biznesit, dëshiron të bëhet miliardere?

Meghan Markle, ish-anëtare e familjes mbretërore britanike, po ndërton me shpejtësi perandorinë e saj të biznesit, me ambicien për të arritur statusin e miliarderes.

Burime pranë qarqeve mbretërore kanë zbuluar se Meghan u largua nga jeta mbretërore pasi e kuptoi se ambiciet e saj financiare do të ishin të kufizuara nga protokolli dhe hierarkia brenda monarkisë.

Meghan ka pasur dëshirë për një stil jete luksoz, përfshirë një avion privat, por kuptoi se për të realizuar këto dëshira, ajo nuk mund të mbështetej në familjen mbretërore.

Pas largimit të saj dhe të Princ Harry-t nga detyrat mbretërore në vitin 2020, çifti u transferua në SHBA dhe nisën një sërë projektesh biznesi, përfshirë marrëveshjen me Netflix në vitin 2021.

Pas ndërprerjes së marrëveshjes me Spotify në vitin 2023, Meghan njoftoi një podcast të ri në platformën Lemonada Media, i titulluar “Rrëfimet e një themelueseje femër”.

Ky emision, që do të transmetohet më 8 prill, ka si qëllim të shfaqë sipërmarrëse të suksesshme femra dhe të eksplorojë se si ide të vogla mund të shndërrohen në biznese miliarda dollarësh.

Përpara se të largoheshin nga monarkia, financat e Meghan dhe Harry-t ishin nën kontrollin e Princ Charles, përmes Dukatit të Cornwall.

Pas kalimit të kontrollit në duar të Princ William, çifti kërkoi më shumë pavarësi financiare. Largimi i tyre u shoqërua edhe me refuzimin e mbretërisë për të pranuar sponsorizime tregtare, gjë që i shtyu ata të fokusohen në krijimin e burimeve të ardhurash të pavarura.

Meghan ka zgjeruar aktivitetet e saj duke hapur një dyqan online në Instagram, “ShopMy”, ku shet veshje dhe aksesorë dhe fiton komision për çdo shitje.

Dyqani është hapur duke përdorur titullin e saj të Dukeshës së Sussex, duke shkaktuar shqetësime në qarqet mbretërore. Gjithashtu, përdorimi i fotove të fëmijëve të tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, për promovimin e biznesit ka ngritur disa shqetësime.

Ekspertët parashikojnë se Meghan mund të arrijë sukses të konsiderueshëm financiar, ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë perandorinë e saj të biznesit.