Kryeministrja italiane Giorgia Meloni takohet në Uashington me presidentin amerikan Donald Trump.
“Sfida që ne zgjedhim, ishim ndër të parët që e përmendëm dhe dje presidentja Von der Leyen e përsëriti, është mundësia e uljes së tarifave të tregtisë reciproke për produktet industriale në zero, me formulën, saktësisht “zero mbi zero”, tha kryeministrja italiane përpara takimit.
Meloni i bëri edhe një ftesë presidentit amerikan për të vizituar Italinë.
Kryeministrja Meloni zhvilloi një bisedë telefonike të martën në mbrëmje me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ato kishin komunikuar edhe gjatë ditëve të kaluara.
Meloni mund të përfaqësojë një urë lidhëse mes dy brigjeve të Atlantikut, dhe kjo është e qartë për Brukselin.
Megjithatë, kryeministrja italiane nuk ka asnjë mandat zyrtar për të negociuar me Uashingtonin, pasi politika tregtare është kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian.
Qëndrimet e BE-së në negociatat për tarifat doganore janë të qarta dhe Italia është në linjë me to, siç u theksua edhe në Këshillin për Tregtinë në Luksemburg dhjetë ditë më parë: ministri i Jashtëm Antonio Tajani theksoi mbështetjen e plotë për strategjinë e Komisionit Evropian.
Por tarifat nuk janë i vetmi temë delikate në marrëdhëniet transatlantike; ka gjithashtu edhe të ardhmen e luftës në Ukrainë, me rolin (deri tani inekzistent) të Evropës në tryezën e paqes me SHBA-në dhe Rusinë.