Politikë

Menaxhimi i kufijve, Xhafaj: Secili nga vendet në Ballkan të mbajë përgjegjësi!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme sa i përket menaxhimit të kufijve, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin. Ndërkaq ai tha se: “Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, u shpreh z.Xhafaj. Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.