Papa Françesku u pa duke inspektuar “Popemobile” në Vatikan, versionin e parë tërësisht elektrik të automjetit të famshëm. I ndërtuar nga Mercedes-Benz, markë kjo e cila ka furnizuar me makina Vatikanin për gati 10 vjet, Popemobile i ri u zbulua në një ceremoni pjesë e së cilës ishin Papa dhe udhëheqësia e kompanisë. “Ky është një nder i veçantë për kompaninë tonë dhe unë do të doja të falënderoja Papën për besimin e tij”-tha Ola Kallenius, kryetar i bordit të menaxhmentit të Mercedes-Benz Group AG. “Me këtë Popemobile, ne po dërgojmë gjithashtu një thirrje të qartë për elektromobilitet dhe dekarbonizim”-shtoi ai.
Bëhet e ditur se automjeti është një version i modifikuar i SUV-it luksoz të mesëm G-Class, i cili zakonisht shitet për rreth 150 mijë dollarë. Një nga ndryshimet kryesore me këtë model të veçantë është një sedilje e veçantë për Papën, e rrethuar me xham, në mënyrë që ai të mund të qëndrojë dhe të shihet nga dashamirësit ndërsa kalon. Sipas Mercedes-Benz, zhvillimi i automjetit zgjati rreth një vit, duke përfshirë përshtatjen e motorit për përdorim me shpejtësi më të ulëta gjatë ngjarjeve.
Klaus Millerferli, inxhinier zhvillimi në Mercedes-Benz AG në Sindelfingen, tha në një deklaratë se përpjekja bashkëpunuese përfshin pasion të madh, profesionalizëm dhe respekt për detyrën. Kredencialet e gjelbra të automjetit të ri ka të ngjarë të mirëpriten nga Papa, i cili ka folur vazhdimisht për ndryshimin e klimës dhe nevojën për veprime urgjente për të adresuar shkaqet dhe efektet e saj.
Në një kohë kur makinat e reja elektrike prezantohen shpesh dhe motorët klasikë me djegie të brendshme po përshtaten vetëm me rregulloret e reja, një motor i ri me benzinë është një lajm i madh. Mercedes-Benz zbuloi detaje rreth motorit të ri me benzinë, me emrin e koduar M 252. Pra, prezantohet motori që do të jetë në makinat më të vogla në fillim të gamës. M 252 është një motor 1.5 litërsh me katër cilindra me teknologji hibride të butë 48 volt. Motori Otto, procesi i djegies së të cilit bazohet në ciklin Miller, do të jetë i disponueshëm me 136 kuaj/fuqi, 163 kuaj/fuqi dhe 190 kuaj/fuqi.