Celebrities Film & Tv Showbiz

Mes Armaldo Kllogjerit dhe Ronaldo Sharkës, cili u largua nga Dancing With The Stars?

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo çift konkurrues.

E në këtë garë magjike, sigurisht ka edhe eleminime. Çifti i cili u largua këtë radhë ishte Armaldo dhe Mariana. Ata u vlerësuan me 21 pikë me performancën e tij quickstep. Ju rikujtojmë se spektaklin e sotëm, Armaldo pati disa debate të ashpra, jo vetëm me jurinë, por edhe me partneren e tij të kërcimit.