Thashethemet e vjetra për atësinë e Khloé Kardashian u rikthyen në qendër të vëmendjes në episodin e fundit të “The Kardashians”, pasi një moment emocional mes motrave u shndërrua në batuta virale.
Kim Kardashian i dhuroi Khloé-s Biblën e babait të tyre, Robert Kardashian Sr., një objekt shumë personal që dikur i ishte dhënë O.J. Simpson-it.
Sipas People, Kim mori pjesë në një ankand për ta blerë, pasi Bibla ishte dhuruar Simpson-it në vitin 1994, pas akuzave të rënda ndaj tij për vrasjen e ish-bashkëshortes Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj, Ronald Goldman.
Reagimi i Khloé-s ishte i menjëhershëm dhe i irrituar:
Sa idiotë… pse nuk na e dhanë thjesht? Është e provuar që është babai ynë… thjesht na e jepni.
Por situata mori tjetër drejtim kur Kim bëri një shaka që ndezi sërish spekulimet shumëvjeçare për lidhjen e supozuar mes Kris Jenner dhe O.J. Simpson:
Epo, ende diskutohet mes kujt, mes O.J.-t dhe babit
– tha ajo me humor.
Khloé nuk u tërhoq nga batuta, përkundrazi e përqafoi me ironi:
E di… i bie që cilido prej tyre të jetë babai im.
Kim shtoi se Khloé “e meriton Biblën edhe më shumë”, pasi objekti në njëfarë mënyre i përket “të dyve”: Robertit dhe O.J.-t, duke i shtuar edhe më shumë “kripë” diskutimit. Robert Kardashian, i ndarë nga jeta në vitin 2003, ishte një nga avokatët kryesorë të Simpson gjatë gjyqit famëkeq të viteve ’90.
Khloé e mbylli skenën me një tjetër thumb që bëri xhiron e rrjeteve sociale:
Të dy baballarët e mi, ma jepni mua!
Episodi ka ringjallur një nga kuriozitetet më të vjetra të publikut: kush është në të vërtetë babai biologjik i Khloé Kardashian? Ndërsa familja vazhdon ta trajtojë temën me humor, debati në rrjet mbetet po aq i gjallë sa dikur.