Gossip

As Khloe Kardashian nuk beson te zbarkimi në Hënë? “Nuk mendoj se ka ndodhur”

Khloe Kardashian ka pranuar hapur se është ndër ata që nuk besojnë se zbarkimi i famshëm në Hënë në vitin 1969 ka qenë i vërtetë.

një rrëfim të bërë në “The Kardashians”, ajo tha se e konsideron këtë ngjarje “të diskutueshme” dhe se dyshimet e saj e kanë futur në telashe edhe motrën, Kim Kardashian.

Nuk besoj në uljen në Hënë. Ndihem keq sepse mendoj se e inkurajova Kim-in ta thoshte dhe e futa në shumë telashe

-u shpreh Khloe, duke iu referuar deklaratave të Kim-it, e cila më parë kishte pohuar se besohej se zbarkimi ishte i falsifikuar.

Khloe tha se i qëndron plotësisht mendimit të saj:

Nuk mendoj se ka ndodhur kjo. Besoj se unë dhe vëllai im i dhamë asaj shumë informacione. Ndihem keq për këtë, por do të qëndroj pas mendimit tim.

Ajo pranoi gjithashtu se është e prirur ndaj teorive të ndryshme konspirative, por zakonisht i mban për vete për të mos shkaktuar reagime të forta publike.

Sipas saj, nëse ndonjëherë do të pranohej zyrtarisht se ulja në Hënë ishte e falsifikuar, “do të hapej një listë e gjatë gjërash për t’u hetuar, disa prej të cilave janë shumë të frikshme për t’u diskutuar publikisht”.

NASA, nga ana e saj, ka reaguar më herët ndaj dyshimeve të Kim Kardashian, duke i kujtuar asaj se zbarkimi i vitit 1969 është një fakt historik i dokumentuar.

Administratori në detyrë i agjencisë, Sean Duffy, ka theksuar se astronautët “me të vërtetë kanë shkelur në Hënë”, duke hedhur poshtë çdo teori konspirative që e cilëson misionin si të sajuar.