Presidenti Ilir Meta përshëndeti ftesën e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në këtë aleancë. Samiti i NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë, thotë Meta. Ai shtoi se anëtarismi i Maqedonisë së veriut në aleancën e atlantikut shërben si, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.