Politikë

Meta: Të shmangim polemikat para hapjes së negociatave

Presidenti i Republikës shprehet i bindur që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.  Gjatë një vizite në Prrenjas, Ilir Meta e vuri theksin te thellimi i reformave për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe. “Të shmangim çdo lloj polemike e të përqëndrohemi në objektivin e integrimit europian”, – tha Kryetari i Shtetit. Në Prrenjas, Meta mori pjesë në inagurimin e çerdhes së qytetit të rikonstruktuar me fondet e shtetit të Turqisë.