Michelle Obama është rikthyer në vëmendje publike, këtë herë jo për librat apo aktivizmin e saj, por për komentet enigmatike lidhur me martesën me Barack Obamën.
Në një intervistë të fundit për podkastin “Wild Card” të NPR me gazetaren Rachel Martin, ish-Zonja e Parë foli për spekulimet që kanë qarkulluar prej kohësh rreth një ndarjeje të mundshme nga ish-presidenti.
Por në vend që të sqaronte situatën, përgjigjet e saj u dukën të paqarta dhe lanë hapësirë për më shumë dyshime.
Fakti që njerëzit nuk më shohin në takim me burrin tim ngjall thashetheme për fundin e martesës sonë
-tha Michelle me një ton ironik. Kur gazetarja e quajti situatën “apokalips”, ajo u përgjigj me humor:
Është apokalipsi. Ne nuk bëjmë selfie. Nuk postojmë çdo minutë në Instagram.
Megjithatë, komentet e saj nuk ndihmuan në shuarjen e zërave për një krizë në çift. Gjatë këtij viti, Michelle ka munguar në disa evente të rëndësishme ku më parë do të ishte e pranishme në krah të Barack-ut, përfshirë inaugurime dhe funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter.
Spekulimet u shtuan kur ajo u fotografua në një klub privat në Majorka, duke drekuar me vajzat e saj dhe një mik – pa praninë e Barack-ut.
Michelle pranoi se kishte vendosur të mos marrë pjesë në aktivitete publike këtë vit:
Një nga vendimet më të mëdha që mora këtë vit ishte të qëndroja në shtëpi dhe të mos merrja pjesë në funerale, inaugurime dhe të gjitha gjërat që duhet të bëj
-shpjegoi ajo.
Ndërsa çifti Obama nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për martesën e tyre, mungesa e qartësisë në intervistë ka bërë që zërat për një ndarje të mundshme të vijojnë të qarkullojnë në publik.